Një sondazh i bërë nga “Marca” me tifozët e Real Madridit, ka nxjerrë në pah mërinë e madhe që kanë fansat kryeqytetas me Gareth Bejlin. 92% e votuesve mendojnë se sulmuesi uellsian nuk e meriton një shans të dytë me fanellën e Real Madridit pas dështimeve të njëpasnjëshme dhe sezoneve që vijnë gjithnjë e në rënie për ish-lojtarin e Totenhemit.

Jo vetëm Bejl, por edhe lojtarë të tjerë të ekipit kanë marrë gjykime të ashpra nga tifozët e Real Madridit. 84% e fansave duan që Luka Zidan, djali i trajnerit Zinedin Zidan, të largohet nga ekipi. 80% janë kundër Vajehos, 79% kundër Marselos, Mariano Dias 78%, Izko 76%, Sebajos 75%, Kros 74%. Edhe ndaj Kasemiros, mazhoranca e tifozëve ka votuar për largimin e tij me 52% të fansave që nuk e duan më në skuadër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb