Messi edhe këtë vit fiton Topin e Artë. Ky ka qenë rezultati i një sondazhi të bërë nga e përditshmja sportive ‘Mundo Deportivo’. Sondazhi është realizuar me 100 lojtarët, trajnerë dhe ish trajnerë nga 25 vende të ndryshme të Evropës.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është renditur i pari me 82 përqind të votave, derisa sulmuesi i Real Madridit, Cristano Ronaldo ka dal i dyti.

Ndërkohë, i treti është renditur Neymar, derisa Suarez përfundoi në vendin e katërt. Zlatan Ibrahimovic është pozicionuar në të pestin dhe Andres Iniesta në të gjashtin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: