Në emisionin Log. në News24 u publikua këtë të hënë sondazhi i dytë i Notosondaggi, kur kanë mbetur 2 javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pyetja që iu është drejtuar të anketuarve nga News24 dhe Notosondaggi ka qenë ajo për besueshmërinë e politikanëve shqiptarë, në prag të zgjedhjeve.

Te Edi Rama kanë besim shumë + mjaftueshëm, 37% e të anketuarve. Besueshmëria te Rama bie me 5% krahasuar me sondazhin e 14 prillit ku u rendit me 42% besueshmëri.

Te Sali Berisha kanë besim 32%, rënie me 2% krahasuar me 2 javë më parë pasi fillimisht kuotohej me 34%.

Surpriza vjen nga dy krerët e partive të reja, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj.

2 javë larg zgjedhjeve të 11 majit, besueshmëria te Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia rritet me 3% nga 21% në 24% krahasuar me anketën e 14 prillit.

Ndërsa Adriatik Lapaj ka fituar pikë më shumë se çdo lider tjetër, me rritje prej 6% krahasuar me sondazhin e mesit të prillit. Kreu i koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet ka besueshmëri prej 20% nga 14% që kishte 2 javë më parë.

Besimi
Besimi

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb