News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi sollën sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar këtë të hënë, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 2005 është numri i të intervistuarve në të gjithë vendin dhe me grupmosha të ndryshme. Intervistat janë kryer me telefon mobile dhe fiks, ndërsa koha e zhvillimit të sondazhit ka qenë 11-13 prill.
Marzhi i gabimit të sondazhit është 3%.
Pyetja e parë e sondazhit ka qenë: Sipas jush, sot kundrejt 4 vitesh më parë në Shqipëri jetohet…?
37% e të anketuarve mendojnë se sot në Shqipëri jetohet “Më mirë” se në 2021. Jetohet “Më keq” mendojnë 28%. 33% janë përgjigjur se situata është “Njësoj” në krahasim me 4 vite më parë. 2% janë përgjigjur “nuk e di”.
Sa i takon anketimit të votuesve të PS dhe PD, sondazhi i Antonio Noto ka zbuluar se 58% e të anketuarve, votues të PS mendojnë se në Shqipëri jetohet më mirë, 10% janë të mendimit se jetohet më keq dhe 33% njësoj.
Ndërsa votuesit e PD, 7% e tyre mendojnë se sot në Shqipëri jetojnë “Më mirë” dhe 71% janë përgjigjur se jetohet “Më keq”. 21% e shohin gjendjen të pandryshueshme dhe 1% janë përgjigjur nuk e di.

Ky sondazh iu paraprin dy të tjerëve para zgjedhjeve dhe një exit poll-i në 11 maj ditën e votimeve të zgjedhjeve parlamentare.
Metodologjia e sondazhit

(BalkanWeb)