Edhe pse Presidenti Ilir Meta dekretoi të premten e 16 nëntori Sandër Lleshajn në postin e Ministrit të Brendshëm, duke kaluar kështu pengesat kushtetuese të hasura herën e parë, lexuesit në ‘BalkanWeb’ mendojnë se përplasja mes Presidnetit dhe Kryeministrit nuk ka qenë e tillë.

Sondazhit të ‘BalkanWeb’ me pyetjen: Përplasja Rama-Meta për Lleshajn, është kushtetuese apo politike, i janë përgjigjur gjithsej 3370 lexues.

Nga ndjekësit që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, 2460 prej tyre ose 73% thonë se konflikti mes krerëve më të lartë të shtetit, ka qenë politike. Ndërkohë të pavendosur, duke zgjedhur opsionin ‘Nuk e di’ janë 162 lexues, ose 4.81 % e tyre. Për përplasje kushtetuese mes Ramës e Metës, në rastin e Sandër Lleshajt, kanë votuar gjithsej 748 ndjekës, ose 22.2%.

Screenshot 2018 11 19 At 12.04.12

Ndërkohë sot, ‘BalkanWeb’ ka çelur një tjetër sondazh. Lexuesit e faqes ftohen të votojnë për pyetjen:

A është i drejtë dëmshpërblimi i qeverisë për banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe?

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb