BERLIN-Pjesa më e madhe e gjermanëve thonë se nuk kanë frikë nga terrorizmi pavarësisht sulmeve të fundit në Belgjikën fqinje, edhe pse më shumë se gjysma e tyre deklarojnë se këtë vit e presin një atentat terrorist në vendin e tyre, doli sot nga një sondazh.

Sipas tabloidit “Bild”, 56 për qind e më shumë se 500 të pyeturve thanë se personalisht nuk kishin frikë nga terrorizmi, ndërkohë që 42 për qind thanë se u frikësoheshin atentateve të këtij lloji.
Në këtë artikull të ”Bild”-it, ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere thotë se nuk kishte të dhëna për një sulm të mundshëm terrorist në Gjermani.

“Ekziston një situatë e tensionuar, por nuk ka arsye të anulojmë evenimentet publike për shkak të terrorizmit”, deklaroi De Maiziere.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: