Soni Malaj ka marrë pjesë në Festivlin e Fundvitit në RTSH me këngën “Më e fortë”.
Madje gjatë netëve të Festivalit ajo u përfol edhe si pretendente për ta fituar. “Thumb” ka qenë në backstage në natën finale të Festivalit për të biseduar nga afër me personazhet pjesëmarrës.

Një ndër këto personazhe ka qenë edhe Soni Malaj, e cila ishte pjesë e temave të mediave rozë. Teksa gazetarja e ka pyetur për pjesëmarrjen e saj si dhe për faktin që flitej si fituese Son, ka folur rreth gjendjes emocionale.

“Të gjithë e dimë që festivali i madh është shumë i vështirë. Ta them me siguri të plotë që shumë prej mamave të këngëtarëve kanë qenë me ilaçe. Mami im ka qenë me zemër, sot ka qenë në spital dhe kam qenë shumë e ngarkuar emocionalisht”, tha Soni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb