TIRANE

Dashuria, sakrificat dhe vështirësitë ishin në qendër të një historie në “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Vladimirit dhe Shpresës, çiftit nga Tropoja të cilët rrëfyen se dashuria që kishin për njëri-tjetrin i kishte tejkaluar të gjitha sfidat që jeta kishte rezervuar për ta.

Vladimiri dhe Shpresa ishin dashuruar me shikim të parë dhe më pas kishin emigruar për në Itali. Vladimiri kishte pësuar një aksident në punë dhe për pasojë kishte mbetur i paralizuar.

 640 0 5c7b079a01f6b

Falë mbështetjes së bashkëshortes Shpresës, ai ia kishte dalë të ecte sërish. Mirëpo, dramat në familjen e tyre nuk mbarojnë me kaq. Shpresa si pasojë e një sëmundje kishte rënë në koma për 3 ditë dhe Vladimiri bashkë me 3 fëmijët e kishin përjetuar shumë keq.

Falë Zotit, Shpresa ia doli dhe sot Vladimiri e falenderoi për të gjitha sakrificat që ka bërë për familjen e tyre. Soni Malaj ka qenë surpriza të cilën Shpresa e ka këngëtaren e saj të preferuar. Këngëtarja është prekur nga kjo histori dhe madje ka qarë kur ka parë edhe sesa shumë duheshin ky çift.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb