SHBA – Hollivudi është gati për ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Akademisë, ngjarja më e madhe e vitit që pasqyron arritjet kinematografike.
Mes pretendentëve kryesore janë filmi Birdman, me Michael Keaton kandidat për aktorin më të mirë dhe pjesëmarrjen yjeve Edëard Norton dhe Ema Stone kandidatë për aktorët e roleve të dyta, në filmin që pasqyron ngjarjen e një super heroi filmash që përpiqet të ripërtërijë karrierën e tij në skenën e Broadëay-it.
Alejandro Inarritu është bashkëautor i skenarit dhe regjisor i filmit Birdman dhe konsiderohet si konkurrent kryesor në kategorinë regjisorit më të mirë.
Një tjetër konkurrent në këtë kategori është edhe Richard Linklater me filmin Boyhood i cili u filmua gjatë një periudhe 12 vjeçare. Ethan Haëke dhe Patricia Arquette janë kandidatë për Oscar në rolet e dyta.
Filmi Immitation Game nga norvegjezi Morten Tyldum është tjetër kandidat në disa kategori për Oscar. Ylli Benedict Cumberbatch do të konkurrojë në kategorinë e aktorit më të mirë në rolin e Alan Turning për thyerjen e kodeve gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. I bazuar në ngjarje reale për zbërthimin e kodit gjerman të njohur si “Enigma”.
Keira Knightley do të konkurrojë për Oscar në rolin e saj dytësor.
Filmi The Theory of Everything, rreth marrëdhënieve në jetën reale të fizikantit Stephen Haëking dhe ish gruas së tij Jane, solli ethet e Oscarëve për të dy aktorët Eddie Redmayne dhe Felicity Jones. Mes filmave të tjerë konkurrentë është edhe The Grand Budapest Hotel në zheanrin e komedisë me regjisor Wes Anderson.
Filmi për luftën në Irak American Sniper vjen me një kandidim për çmimin Oscar për aktorin Bradley Cooper.
Julianne More konkurron për aktoren më të mirë në rolin e një gruaje me Alcajmer në fazat e para në filimin Still Alice.
Resse Ëitherspoon dhe Laura Dern janë konkurrente me filmin Ëild, bazuar në historinë e vërtetë të një gruaje në peripecitë e shërimit shpirtëror dhe gjetjes së vetvetes.
Mes filmave të huaj është edhe filmi Leviathan nga Rusia që trajton korrupsionin. Po ashtu filmi Franko-Mauritanez Timbuktu, bazuar në ngjarjet e vërteta në Malin Verior nën regjimin shtypës xhihadist në vitin 2012.
Filmi Viruga është mes konkurrentëve në zhanrin e dokumentarit më të mirë. Filmi trajton përpjekjet heroike për të shpëtuar gorillat në një park kombëtar në Republikën Demokratike të Kongos.
Sot bota do të ketë sytë në Hollivud ku do të mësohen fituesit në ceremoninë e Çmimeve të Akademisë në teatrin Dolby.
(er.nu/voa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: