“Dritare me Rudinën” ka mbyllur ciklin e emisioneve politik të saj, për t’ia kushtuar këto puntata të korrikut, turizmit. Studio e emisionit u zhvendos këtë të martë nga Neës24, në ambjentet e “Prestige Resort” në Golem.


Drejtori i Përgjithshëm Detar Paulin Ndreu tha se nëndetësja zgjon interes për turistët, sepse ka edhe histori.

Diktatori tha atëherë për nëndetësen se Sazani është shkëmb dhe hekur. Vizitorët mendojnë përballjen me rusët. Ky shtet i vogël përballet me një superfuqi. Nëndetësja ishte domethënë edhe si natyrë unikale. Por edhe historia që mbart është shumë interesante. Nëndetësja adhurohet shumë dhe derisa kemi edhe historinë, pse mos të jetë krenari.”, tha Paulin Ndreu.


Ndërsa ministrja Margariti vlerësoi se nëndetësja bën që për të të interesohen shumë turistë.


Është shumë e vërtetë. Nëndetësja ofron një destinacion të jashtëzakonshëm turistik. Të huajt dëshirojnë shumë ta shikojnë bregdetin, por edhe elementë të rëndësishëm të kulturës tonë”, deklaroi ajo.

(d.xh/Balkanweb)