Para një jave u njoftua se Sony Pictures ishte sulmuar nga një grup piratësh kibernetikë, të cilët kishin kompromentuar sistemet e saj të kompjuterit duke vjedhur disa informacione të rëndësishme. Piratët kibernetikë postuan një imazh ku janë listuar disa kërkesa, dhe njëra prej tyre ishte edhe “barazia”. Sony Pictures po heton çështjen që sipas saj ka mundësi që të lidhet me Korenë e Veriut.


Sipas Re/code, Sony Pictures po merr në konsideratë mundësinë që piratët kibernetikë punojnë në interes të Koresë së Veriut, mbase duke vepruar jashtë Kinës. Arsyeja se përse Koreja e Veriut mund të bëjë diçka të tillë është sepse Sony Pictures do të publikojë së shpejti një film komedi të titulluar “The Interview”, ku dy gazetarë urdhërohen nga CIA që të vrasin Kim Jong-Un, liderin e Koresë së Veriut. Gazetarët luhen nga James Franco dhe Seth Rogen. Koreja e Veriut është kundër këtij filmi, madje e ka quajtur “akt i një lufte,” dhe kanë kërcënuar se do të reagojnë në mënyrë të pamëshirshme nëse Sony Pictures do të realizojë këtë film.


 


(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: