Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo Ponti, aktorja e madhe Sophia Loren, në moshën 84-vjeçare kthehet në skenën e filmit. “Jeta përpara teje” titullohet filmi i frymëzuar nga romani i Roman Gary.


Filmi parashikohet të dalë në 2020 dhe tregon historinë e madamë Rosë, hebreja që arriti të largohet nga kampi i Auschwitz dhe krijon një raport tepër të fortë me një fëmijë me ngjyrë.


Momo ishte braktisur nga e ëma dhe Rosa kujdeset për të dhe ky i fundit kujdeset kur ajo sëmurët dhe detyrohet të qëndrojë në një karrige me rrota. Sofia Loren e cila prej 10 vitesh i mungonte seti kinematografik ka rolin e protagonistes. Xhirimet po bëhen në Puglia.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: