TIRANE

Bashkimi Europian këmbëngul në nisjen e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës për të kapërcyer krizën e rëndë politike. Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca është i bindur se vetëm përmes vullnetit palët mund të gjejnë kompromisin edhe atëherë kur duket se mundësia për rrugëdalje është e pamundur.

“Ne kemi qënë të parët që prej shkurtit 2016 që kemi bërë thirrje për dialog dhe vazhdojmë ta bëjme këtë gjë në cdo moment në cdo takim.Tani ka ardhru koha për kompromis. Kompromisi do të thotë që qeveria dhe opozita të takohen në mesin e rrugës.Ura ekziston dhe ajo thjesht duhet gjendur.” -u shpreh Soreca.

Për ambasadorin e BE-së kontrolli i gjyqtarëve dhe prokurorëve po ecën me ritëm të kënaqur. Sipas tij duhet të ekzistojë një balancë e pranueshme mes shpejtësisë së vettingut dhe cilësisë në vendimmarrje.

“Po jam i kënaqur me shpejtësinë dhe mënyrën si po ecën pasi unë besoj se procesi i vettingut duhet të jetë një ndërthurje nga njëra anë shpejtësia dhe nga ana tjetër cilësia. Mos të harrojmë që këtu bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe magjistratëve që po e kalojnë këtë proces dhe kjo është e rëndësishme. 120 vendime janë marr tashmë po ashtu presim dhe vendime të tjera në të ardhmen dhe ne presim që të ketë një drejtpeshim të mirë ndërmjet shpejtësisë dhe cilësisë.” -theksoi Soreca.

Ambasadori i BE-së foli edhe për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. Soreca vlerësoi se është ende herët për të komentuar mbi procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm.

“Është shumë e hershme që të flasim për këtë cështje pasi me cfarë di unë është hapur thirrja dhe është pikërisht këshilli i lartë i prokurorisë që po merret me këtë cështje po ashtu me cfarë di unë afatet kohore janë mjaft të gjata që do te thotë që nuk do të jemi në kohë për takimin që do të ketë këshilli i BE-së në qershor ndaj është e parakohshme që të flasim për këtë cështje.” -tha ai

Deklarata ambasadori i Bashkimit Europian i bëri gjatë aktivitetit për sistemin elektronik të deklarimit të pasurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb