TIRANE

Në një kohë që Rumania merr  Presidencën e Këshillit, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca  ka paralajmëruar një vizitë të rëndësishme për vendin tonë në muajin shkurt. Soreca, ndër të tjera tha se muajt në vijim do të jenë të rëndësishme për Shqipërinë.

“Është proges për sa i përket reformës në drejtësi. Është një progres për sa i përket kësaj fushe, gjithashtu drejtimit të SPAK. Kjo është e mirëpritur nga vendet e BE, ndërkohë që koha ecën, vizita e komisionerit Hanh është shumë e rëndësishme, për sa i përket reformës në drejtësi.

Vizitat e tyre e ndihmojnë ministrinë për t’u përgatitur. Në fund të shkurtit do të ketë vizitë të rëndësishme. BE është e angazhuar në progresin e Shqipërisë dhe objektivat për sa i përket rrugës së Shqipërisë në BE. Është shumë i rëndësishëm dialogu konstruktiv i partive për të ardhmen e Shqipërisë. Muajt në vijim janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë që ta tregojë veten shumë të përgatitur. BE do të bëjë vlerësimin e tyre edhe gjatë kësaj kohe. Në emër BE-së dua të uroj Rumaninë  dhe 6 muajt e ardhshëm të shënojnë progres për Shqipërinë”, u shpreh ai.

Ndërkohë Ambasadori i Rumanisë në vendin tonë Mircea Perpelea deklaroi se Rumania do ta mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit në BE.

Gjatë këtij mandati në procesin e zgjerimit hapat tanë do të bazohen te raporti vjetor i Komisionit Europian. Ky raport vjetor do të botohet në pranverë dhe do të tregojë se sa janë përmbushur kriteret dhe kushte e kandidatëve. Presidenca Rumune e Këshillit të BE-së, do të kërkojë që t’i kanalizojë këto përpjekje në një drejtim pozitiv për të avancuar me tej të ardhmen evropian të rajonit dhe të Shqipërisë. Po ashtu, Rumania do të ndermarrë të gjitha përpjekjet e mundshme që të lehtësojë në qershor 2019 miratimin  e vendimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, por dhe të Maqedonisë dhe për ta arritur këtë rezultat në përputhje me përfundimet e nxjerra nga Këshilli në qershor të vitit 2018 do të kërkohet konsensus nga shtetet  anëtare të BE-së”

Po ashtu, duke folur për parimet kryesore, ambasadori i Rumanisë Perpelea  theksoi se “axhenda e punës së presidencës rumune do të përqendrohen në katër shtylla kryesore sic eshte Europa e konvergjencës, e dyta një Europë me e sigurt e treta aktor global dhe e katërta Europa e vlerave të përbashkëta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: