Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca deklaroi se shumë shpejt do të çelen negociatat e Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Teksa ishte i pranishëm në gjimnazin ‘Petro Nini’ në Tiranë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, Soreca u dha një mesazh të qartë të rinjve, që ata të kenë besim se Shqipëria do të jetë pjesë e BE. Mes të tjerash ai u tha nxënësve se ata kishin një përgjegjësi mbi shpatullat me qëllim që vendi ynë të bëhej më i mirë.

Soreca
Soreca

“Ju keni një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla. Sepse ju i përkisni Shqipërisë, ashtu sikurse ajo ju përket juve. Kini besim te Shqipëria, vazhdoni të besoni ashtu siç kam unë besim tek vendi juaj. Vazhdoni te keni besim se Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë. Së shpejti, besoj që vërtet shumë shpejt, do të çelen negociatat në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e asaj që unë e them gjithmonë, është familja juaj natyrale; familja evropiane. Ju jeni e ardhmja e BE. Ndaj duhet të jeni qytetarë më të mirë te mundshëm jo vetëm të Shqipërisë por edhe të BE”, -tha ambasadori.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: