Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takim në të cilin i ka dorëzuar dhe raportin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Megjithëse zyrtarisht takimi ishte thjesht për të dorëzuar raportin, ai ka zgjatur rreth 90 minuta ku me shumë mundësi do të jetë diskutuar dhe mbi krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë prej muajsh.

Ambasadori i BE, Soreca në disa raste ka bërë thirrje që palët të ulen për të gjetur një zgjidhje midis tyre. Por megjithatë pas takimit, ai dhe kreu i selisë blu nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb