DAVOS- Investitori miliarder George Soros ka kritikuar monopolet e teknologjisë si Facebook dhe Google, duke i quajtur ato kërcënim për demokracinë. Në darkën e tij vjetore në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Soros paralajmëroi se platformat e mediave sociale janë pengesa për inovacionin. Ai ngriti shqetësime në lidhje me fuqinë e tyre për të formuar vëmendjen e njerëzve.


Megjithatë, ai parashikoi se ditët e tyre janë të numëruara, sepse politika dhe rregullimi i taksave do të arrijnë deri tek ata.


Gjatë fjalimit të tij ndër të tjera, Soros u ndal edhe tek administrata Trump duke theksuar se presidenti amerikan ishte një rrezik për boten dhe se Trump do të largohet deri nv vitin 2020 madje ndoshta edhe më përpara.

(BalkanWeb)


Etiketa: