*Avokati Altin Goxhaj dhe analisti Kastriot Myftaraj flasin tek gazeta ‘Standart’ për angazhimet e Soros në politikën shqiptare, median po ashtu si edhe zbardhin të fshehtat e financimeve prej tij
Fondacioni për Shoqërinë e Hapur SOROS mbërriti në vendin tonë që prej 1992 me qëllim ndëtimin e një shoqërie demokratike dhe për të inkurajuar nismat sociale, nën drejtimin e miliardierit hungarezo-amerikan Geroge Soros, që ka shtrirë rrënjët me “programet” e saj kudo. Ndaj tij janë hedhur vazhdimisht akuza se pasurinë e ka ngritur duke iu shmangur taksave, manipulimit të ligjit në disa vende të pazhvilluara të botës. Edhe në Shqipëri kanë qenë të shumta akuzat se Soros mban në kthetra politikën shqiptare, liderët e partive, institucionet e drejtësisë dhe se vazhdimisht po devijonë rrugën e reformave sipas interesave të fondacionit. Miliarderin George Soros e kemi parë jo pak herë të takohet me krerët e shtetit, madje edhe në darka intime mes tyre. Më pas etja për pushtet e Soros u shtua dhe në vitin 2000 zgjeron fushat ku do të shtrihet me “programet” e tij. Arriti aty ku synonte pa u penguar nga askush, në “përmirësimin e qeverisjes” dhe “integrim në BE”. Në vitin 2013 Soros themeloi edhe Fondin e Menaxhimit, nga i cili akumuloi një shumë prej 13.3 miliardë $. Miliarderi vizitoi për herë të parë Shqipërinë në 2005, kur erdhi në Tiranë me misionin për të nxitur qeverinë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekomoniko social të romëve. Në këtë vizitë u takua edhe me krerët e shtetit dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, në atë kohë Edi Rama ku mori edhe titullin “Qytetar Nderi”. Ndërsa për herë të dytë George Soros erdhi në dhjetor të 2014-ës, ku pati një darkë me mikun e tij Rama.
Intervista me ALTIN GOXHAJ
Sorosi, tutori i karrierës politike të Ramës e Veliajt. Ja kush është kolona e pestë në PD
Fondacioni SOROS mbërriti në Shqipëri në 1992 me qëllimin e ndërtimit të një shoqerie të hapur dhe demokratike. Por në të vërtetë çfarë ndodhi gjatë rrugëtimit të Soros në Shqipëri?
Asnjëherë Fondacioni Soros nuk ka pasur ndonjë objektiv që lidhet me përmirësimin e demokracisë. Fondacioni Soros nuk është një OJF që investohet për demokracinë apo shoqërinë e hapur apo për zhvillimin e ndonjë vendi. George Soros është një spekulant ndërkombëtar që përdor boshllëqet ligjore ndërkombëtare dhe lokale për veprimtarinë e tij fitimprurëse dhe kriminale si një armik i demokracisë dhe shoqërisë së hapur. Ai ka “shpikur” një biznes me fitime të pallogaritshme nëpërmjet mashtrimit dhe instrumentalizimit të stukturave jofitimprurëse dhe mediave. Një mostër e tillë e Bursës Globale është një person i rrezikshëm për çdo shtet. Edhe në Shqipëri Soros që në 1992 ndërtoi një rrjet në shoqërinë civile dhe kapi mediat nëpërmjet investimit te një kategori gazetarësh që plotësonin kriteret duke investuar miliona dollarë dhe nëpërmjet tyre në 1998 mbështeti karrierën politike të Edi Ramës dhe më pas nëpërmjet tij ndërtoi këtë skemë të kapjes së pushtetit total dhe ndërtimit të një regjimi oligarkik të ngjashëm me një Juntë Fashiste me një plan të qartë përfitmi miliardash dollarë duke shkretuar ekonominë shqiptare dhe shitjen e saj për skrap.
Në fakt, çfarë fondesh po hedh Soros për vendin dhe ku?
Soros hedh 1 dhe merr minimumi 10. Në vitin 1995 ngriti programin e zhvillimit të arsimit gjoja për të ndërtuar shkolla. Leu me bojë disa fasada dhe ngriti një firma projektimi. Kur erdhi kriza kosovare nëpërmjet Fondacionit që ngriti AEDP – Soros thithi dhjetra miliona euro nga qeveritë e huaja dhe Banka Botërore dhe bëri një vërë në ujë duke lyer fasada dhe nxorri 10-fish paratë që harxhoi deri ne 1999. Sot e gjithë Reforma e Drejtësisë psh është e gjitha “e blerë” me paratë e Soros dhe këtë e ka pohuar vetë publikisht Fatmir Xhafa para gjithë mediave në fund të Dhjetorit. Janë disa spinoffe të Soros që kryejnë shumë shërbime të rëndësishme në kontrollin dhe përfaqësimin e shoqërisë civile, si MJAFT, CoPlan, ISB, Agenda, Aleanca Gjinore, Refleksionet, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Instituti i Komunikimit, Organizata Politike, BIRN Albania, etj.
Shpesh janë përmendur emra politikanësh, krerë të shtetit, të partive, prokurorë, gjyqatarë si njerëz të blere nga Soros per te permbushur qellimet e fondacionit. Cilet jane ata, a kemi emra konkrete?
Personi që mbulon Shqipërinë: Jonas Rolet. Kupola e Mazhorancës: Olsi Rama, Linda Basha Rama, Milva Ekonomi, Endri Fuga, Valdete Sala, Henri Neim Çili, Koço Kokëdhima, Bashkim Sala, Piro Misha, Ardian Fullani, Artur Metani, Arjana Fullani, Andi Dobrushi, Ana Gjokutaj, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Blendi Çuçi, Mirela Kumbaro, Eglantina Gjermeni, Arbjan Mazniku, Delina Fico, Ilir Beqja, Dritan Prifti. Instrumentet kryesore të kontrollit të informacionit: Instituti Shqiptar i Medias dhe BIRN Albania (kontrollohen nga Remzi Lani). Kolona e Pestë e Opozitës: Genc Pollo, Genc Ruli, Enno Bozdo, Majlinda Bregu, Edmond Spaho, Besnik Alia, Artan Hoxha. Personat që janë në marëveshje me Kupolën Sorosiane: Gjergj Lezhja (Lidhjet me Valdete Sala), Grida Duma (lidhjet me Henri Neim Çilin), Sherefedin Shehu (lidhjet me Fullanin). Personat që u shërbejnë njerëzve të Soros: Kreshnik Çollaku i shërben verbërisht Genc Pollos dhe Enno Bozdos, Ervin Salianji dhe Edi Lesi i shërbejnë Henri Neim Çilit. Jorida Tabaku i shërben dhe është produkt i Koço Kokëdhimës. Opinionistët sorosianë që prezantohen nën petkun e PD: Lutfi Dervishi, Alfred Lela, Afrim Krasniqi, Arjan Vasjari, Artan Hoxha.
Geroge Soros-in e kemi parë të takohet me personalitete të politikës. çfarë marrëdhenie ka ai me Ramën, Metën, Bashën? A është ai në rolin e “cherchez la femme”?
George Soros është tutori i karrierës politike të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, madje Soros e ka caktuar edhe kush do ta trashëgojë edhe Partinë Socialiste dhe ai është Erion Veliaj. Soros ka investuar për Edi Ramën që në 1992 dhe e vërteta është se në 1997 janë bërë shumë miq dhe në Nëntor apo Dhjetor 1997 Soros i kërkoi personalisht Fatos Nanos që ta bënte Edi Ramën Ministër të Kulturës dhe më pas historia dihet. Marrëdhënia e Soros me Metën ka qenë gjithmonë konfliktuale, dhe konflikti ka filluar në 2000 kur Meta si Kryeministër gjobiti me 1 milionë dollar për evasion fiskal Fondacionin BESA të Soros. Më pas në 2003 Soros vendosi një pakt midis Metës dhe Ramës, Genc Pollos dhe Genc Rulit, dhe disa politikanë të tjerë të kohës që nëpërmjet Lëvizjes MJAFT do të krijonin Polin e Tretë në zgjedhjet e 2005 duke çarë PD dhe PS dhe do të bëhej një koalicion majtas duke nxjerrë Nanon nga pushteti dhe marrë pushtetin, por këtë skemë e prishi Sali Berisha duke krijuar KOP-in dhe duke marrë një pjesë të këtij Poli në PD dhe duke e nxjerrë këtë skemë jashtë loje. Në atë moment filloi çarja Rama – Meta dhe më pas u aktivizua Erion Veliaj që nëpërmjet G99 të nxirrte jashtë loje LSI. Që në atë kohë historia dihet dhe më vonë kur PD doli në opozitë (edhe për hir të sabotimit të Kolonës së Pestë të Soros në PD që vetë Doktori e futi nëpërmjet KOP-it kur prishi Skenarin e Polit të Qendrës që do të krijohej nëpërmjet Lëvizjes MJAFT), filloi brenda PD skenari për sorosizimin e plotë të Partisë Demokratike dhe kapjes së plotë të saj nga Kolona e Pestë e Soros.
– Po me ish liderin Berisha?
Berisha është i vetmi organ në PD që mund të prodhojë antikorpe në të gjitë PD-në për të shpëtuar opozitën nga Kanceri Sorosian!
Intervista me KASTRIOT MYFTARAJ
BIRN, një krijesë e Sorosit dhe financohet prej tij
Cili ka qenë roli i fondacionit Soros në Shqipëri që prej 1992?
Ndonëse Soros është shumë i dëgjuar në Shqipëri, publiku këtu ka një ide të turbullt për atë se cili është ky njeri. Soros është një miliarder, kjo dihet nga të gjithë, i cili ka kryer operacione të tilla në bursat financiare, që mjafton një deklaratë e tij që të tronditen bursat globale. Përveçse si financiar, Soros i ka dhënë vetes edhe një rol prej bamirësi, me anë të fondacionit të tij. Fondacioni i tij i njohur rëndom me emrin Fondacioni “Soros” në fakt ka si emërtim zyrtar atë Fondacioni “Shoqëria e Hapur” (dhe emrin e shtetit përkatës ku vepron). Emërtimi “shoqëria e hapur” vjen nga fakti se Soros pretendon të zbatojë modelin e shoqërisë së hapur të përpunuar nga filozofi i tij i adhuruar Karl Popper, i cili e ka shtjelluar këtë model shoqëror në librin e tij “Shoqëria e Hapur dhe armiqtë e saj”. Sipas tij shoqëritë e mbyllura, të izoluara, totalitare duhet të ndryshojnë, të hapen, duke u çliruar nga dogmat dhe institucionet e ndërtuar mbi bazën e tyre. Me këtë rol, u krijua në Shqipëri Fondacioni “Soros”.
Shteti i së drejtës është një prej programeve të këtij fondacioni. Çfarë ndodhi me Soros dhe programet e tij? A devijuan ato?
Shteti i së drejtës nuk i ka interesuar kurrë Sorosit. Nëse Sorosi do të kishte interes për shtetin e së drejtës nuk do ta çonte fondin e vet të investimeve në ishujt Kajman, si kompani off-shores, por do ta kishte atë në New York. Soros e çoi fondin e tij në ishujt Kaiman se donte të ruante sekretin e klientëve të tij, që depozitonin shuma të mëdha në fondin e tij, për të siguruar fitime prej spekulimeve të tij financiare. Programet e Soros në Shqipëri kanë ecur sipas agjendës së tij të vërtetë që është, ajo e krijimit të një elite sorosiane e cila do ta sundojë Shqipërinë.
George Soros-in e kemi parë shpesh në takime me politikanë, Ramën dhe Bashën. Çfarë roli ka Soros në politikë, reforoma dhe integrimin e vendit?
Sorosi në Shqipëri punoi dhe punon kryesisht për të ndërtuar karrierën politike të njerëzve të caktuar dhe më së shumti iu ka shërbyer dy personave, Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Gjithçka që ka bërë Soros në Shqipëri e ka bërë në funksion të karrierës fillimisht të Edi Ramës dhe pastaj të Erion Veliajt. Sigurisht që Soros është marrë dhe me çështje të tjera, ai ka bërë dhe tranime të zyrtarëve, të punonjësve të institucioneve të pavarura etj. Por jashtë promovimit të karrierës së dy personave të mësipërm Soros është marrë kryesisht me mbështetjen e kauzës së minorancave seksuale, gay, lesbian, transgender dhe me mbështetjen e kauzës së legalizimit të drogave të lehta. (si fillim) Pjesa tjetër e veprimtarisë ka qenë në funksion të tyre, ose sa për të kamufluar këto veprimtari.
Po media çfarë raporti ka me Soros?
Sorosi në Shqipëri tregoi një vëmendje të veçantë për median, të cilën e shikonte si mjet të manipulimit të individit dhe të mendësisë kolektive të shoqërisë. Sorosi nuk i ka kursyer paratë e investuara në media, por këto kanë shkuar kryesisht për të blerë në mënyra të ndryshme gazetarët dhe drejtuesit e mediave. Tani që njeriu i Soros Edi Rama është në pushtet, gjërat janë më të lehta për Sorosin, sepse njeriu i tij kontrollon shtetin.
Ka akuza se agjensia e lajmeve BIRN është e blerë prej tij.
BIRN është një krijesë e Sorosit dhe financohet prej tij në një masë të madhe. Por BIRN, përveçse për Sorosin punon edhe për CIA-n. Kjo është një nga linjat ku veprimtaria e Soros dhe CIA-s përputhen mes tyre. BIRN ka burime shumë të mira që në origjinë të tyre shkojnë te Soros dhe CIA.
Meta deklaroi se Soros po thur skenare kundër LSI. Çfarë duhet shqiptarët të presin ende nga Soros?
Soros nuk pajtohet dot me faktin që Edi Rama për ardhjen në pushtet të të cilit Soros ka investuar aq shumë, të jetë i kushtëzuar nga Meta në qëndrimin e tij në pushtet. Meta e zhvlerëson projektin sorosian të “Rilindjes”. Rama pa Sorosin do të ishte diçka krejt tjetër, madje ndoshta nuk do të ekzistonte fare si politikan. Them si politikan, jo si individ. Ne shqiptarët nga Soros duhet të presim që të vdesë sa më shpejt se ai është këtë vit mbush 87 vjeç.
Marre nga gazeta Standart