Teksa sot është 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës, ndërsa po protestojnë.

Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit. Siç shihet në videot e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, mësuesit kanë zgjedhur që me banderola dhe parulla të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta për punëtorët.

“Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar!’, citohet në një prej mesazhe të protestuesve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: