Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një shuplakë të fortë Forumit të Gruas Socialiste nga Asambleja Kombëtare. Për kreun e qeverisë ky forum nuk bën asgjë dhe nuk duhen për asgjë.

Sipas Ramës gratë e Forumit vetëm zihen me njëra-tjetrën dhe bëjnë sikur duhen për 8 mars. Kritika kishte të bënte me mungesën e përfshirjes në protestën e studentëve.

“Forumin e gruas e dëgjoj vetëm kur ka zgjedhje që zihen gratë me njëra-tjetrën. Nuk ka nevojë. Vetëm zihen me njëra-tjetrën kur ka zgjedhje dhe bashkohen për 8 mars dhe bëjnë sikur duhen me njëra-tjetrën. Vetëm për sherr janë. Ndërkohë që gratë i kemi integruar. Për çfarë na duhen? Nuk na duhen më organizata ekskluzive, forume statike.
Një parti që ka kapacitetin që jo të ndalojë një protestë por që t’u flasë. Askush nuk shkonte t’u fliste dot, as FRESSH, as gruaja, askush. Dhe unë po të isha si studentët do bëja të njëjtën gjë. Me ndryshimin se do thosha dialog. por nuk mund të presim më gjatë të marrim të gjitha mësimet që kemi para syve. Është një mundësi e jashtëzakonshme”.

Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtarë, ku kryeministri Rama prezantoi ndryshimet në qeveri. Janë 8 ministra të rinj, ndërkohë që Erion Braçe u emërua zëvendëskryeministër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb