MAT- Tre punonjësit e Bashkisë së Matit, të cilët u vranë dje nga një 51-vjeçar, ku shkak i ngjarjes u bë rruga e fshatit Shëlli, u përcollën sot për në banesën e fundit. Mentor Hoxha, (i vrarë në vend) Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi (ndërruan jetë në spital) mbetën viktima të sulmit me armë, krim për të cilin u arrestua Kujtim Koxha, ish-kryetar i PS për këtë zonë.

Ndërkohë, i plagosur mbeti shtetasi Astrit Hani. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se në ceremonitë mortore të tre viktimave përveç familjarëve, miqve e qytetarë të shumtë morën pjesë stafi i Bashkisë Mat, këshilltarë, përfaqësues të PS dhe të PD, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu si dhe Dom Gjergji. Varrimi i tre punonjësve është bërë i ndarë, pasi ata jetonin në fshatra të ndryshme, konkretisht në; Zonisht, Burgajet, Shëlli. Po ashtu Doçi pohoi për ‘BalkanWeb’ se rreth orës 17:00 në Mat kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vizituar familjarët e viktimave.

NGJARJA GJATË DREKËS
Ndërsa kishin qenë duke punuar për hapjen e rrugës punonjësit janë konfliktuar me shtetasin Kujtim Koxha. Por sherri verbal ka zgjatur disa minuta më pas Koxha është larguar. Punonjësit janë ulur për të ngrënë drekë në një lokal të vogël të zonës.

Ndërsa kanë qenë duke drekuar, autori i dyshuar Kujtim Koxha është kthyer me një automatik rreth orës 14:00 dhe ka qëlluar drejt tyre duke vrarë në vend Mentor Hoxhën dhe plagosur tre të tjerët. Erzen Alija dhe Hamit Buçi u transportuan në Spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar. Rreth 2 orë pasi u qëllua me automatik Erzen Alija dhe Hamit Buçi ndërruan jetë në spital. Policia arrestoi autorin rreth dy orë pas ngjarjes, ndërkohë që familja e tij është marrë në mbrojtje për shkak të frikës nga një hakmarrje e mundshme nga familjet e tre viktimave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb