Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota marrin sot pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit francez, Jacques Chirac, i cili u nda nga jeta ditën e premte.

Mes shumë liderëve botërorë, është edhe kryeministri Edi Rama, i cili është takuar me shumë figura të rëndësishme politike, mes tyre edhe ish-presidenti Bill Clinton.

Ka qenë vet kryeministri ai që ka postuar disa foto nga ceremonia, ku shfaqet teksa bisedon me ish-presidentin e SHBA-ve, shumë të dashur për shqiptarët, sidomos për popullin e Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Paris, Hôtel de Marigny – Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak?”, shkruan Rama, ku mes shumë personazheve shihet edhe presidenti Hashim Thaçi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: