Edhe Bashkimi Europian është solidarizuar me Italinë, e cila sot ka shpallur ditë zie në nder të viktimave që humbën jetën pas shembjes së urës Morandi në Genova. Kështu, në selinë e Komisionin Europian, flamuri italian por edhe ai i BE janë ulur në gjysmë shtizë, për t’u solidarizuar me tragjedinë.

“Ne shprehim dëshpërimin tonë dhe ngushëllime të sinqerta familjeve dhe miqve të atyre që kanë vdekur nga shembjes së urës në Genova këtë javë, por edhe popullit italian”, thuhet në mesazhin e KE në Twitter.

Ndërkohë, edhe në selinë e Parlamentit Europian ka ndodhur e njëjta gjë. “Flamujt e Italisë dhe BE në gjysmë shtizë në Parlamentin Evropian si shenjë lutje për ditën e zisë për viktimat e Genovës”, thuhet në mesazhin në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në ndër të 18 prej 41 viktimave u mbajt një ceremoni shtetërore, dhe më pas trupat e pajetë do të përcillen për në banesën e fundit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: