KUKES

Kandidati i PS, për zgjedhjet vendore, Safet Gjici ka ftuar të gjithë kuksianët të votojnë ditën e sotme. Pasi hodhi votën e tij, Gjici u ndal në një prononcim të shkurtër për mediat, ndërsa e quajti ditën e sotme një ditë festive.

“Sot një ditë e qetë ditë festive. I bëj thirrje gjithë qytetarëve kuksianë ashtu sic kanë treguar deri tani qytetari besoj që deri në përfundimin e këtyre zgjedhjeve të rëndësishme për kukësin e për qytetarinë iu bëj thirrje të vijnë sa më shumë të marrin pjesë, është një ditë feste e realisht kuksianët si ndalon kush të votojnë. Besoj që pjesëmarrja do jetë e kënaqshme deri tani, iu bëj thirrje të gjithëve, të vijnë të votojnë është ditë e bukur, të vijnë e të votojnë.” u shpreh Gjici.

Në këto zgjedhje Safet Gjici ka përballë kandidatin e “Bindjes Demokratike”, Abedin Oruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb