TIRANE

Koreografi Dritan Brama erdhi në ditën e fundit të vitit në një rrëfim për 2024. Ndër të tjera ai tregoi se ky ka qenë një vit sfidash dhe reflektimesh.

Brama shtoi se ka hequr dorë nga bashkëpunimet pasi shumë nga kolegët nuk e vlerësojnë punën dhe nuk paguajnë.

Gazetarja: Të shoh të tërhequr nga bashkëpunimet me artistë pse?

Dritan Brama: Kur të ofrojnë bashkëpunime thonë hajde se të bëjmë tag, edhe unë kur shkoj në shtëpi ha një përshesh me tag, fëmijëve do i jap për të ngrënë tag.

Nuk e vlerësojnë punën, nuk paguajnë ndaj kur më thonë hajde se të bëjmë tag kthehem nga ana tjetër dhe fle gjumë. Mos e shisni veten lirë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb