Shqipëria sot voton për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj bashkiak, ku në qendrat e votimit ka nisur ky proces i cili po monitorohet edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë.

Facebook me anë të një ikone ka njoftuar të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social se sot Shqipëria voton duke shkruar: ”Sot është dita e zgjedhjeve”.

Kjo bën që ky proces që po zhvillohet në vendin tonë të njihet dhe nga përdoruesit ndërkombëtarë duke e kthyer në një ngjarje të rëndësishme jo vetëm për vendin.

Rrjeti social e bënë këtë ikonë kur ka ngjarje të rëndësishme që njihen ndërkombëtarisht, ç’ka tregon se dhe data e zgjedhjeve sot më 30 qershor është një ngjarje me impakt jo vetëm për shqiptarët por informon dhe shtetasit e huaj për ç’ka po ndodh në vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb