Europa e futbollit jep sot në mbrëmje trofeun e parë të rëndësishëm të futbollit. Chelsea dhe Arsenali përballen në orën 21:00 në Baku të Azerbajxhanit në finalen e Ligës së Europës në një derbi nën shenjën e Premier Ligës. Parashikimet shohin favorit Blutë e Londrës, që pasi arritën objektivin e parë sezonal me sigurimin e një bilete për në Champions kërkojnë ta mbyllin me trofe, që mund të jetë i pari dhe i fundit për trajnerin Maurizio Sarri. Tekniku është në qendër të merkatos me zërat që e afrojnë me Juventusin, por por të ky është mendimi i fundit.

I
I

“Dua të mendoj vetëm për këtë finale. Kam edhe dy vjet kontratë me Chelsea. Kështu, para së gjithash duhet të flas me klubin. Kemi jetuar një sezon të mrekullueshëm U kualifikuam në Champoins, por ndryshe nga viti i shkuar luajmë edhe në një finale europiane”, ka thënë Sarri në konferencën zyrtare përpara ndeshjes. Mungesa e madhe në formacionin e Chelsea pritet të jetë ajo e Ngolo Kante, me mesfushorin francez që mund të aktivizohet vetëm gjatë sfidës. Në vend të tij një vend si titullar ka fituar Barkley. Po ashtu, nga pankina do ta nisë edhe Higuain, pasi Sarri preferon të luajë me Giroud në vijën e parë të sulmit dhe dyshen Hazard e Pedro në ndihmë të tij.

5ced7437a8a08.image
5ced7437a8a08.image

Trofeu i Ligës së Europës ka një vlerë të dyfishtë për Arsenalin, pasi do i mundësonte “Topçinjve” edhe pjesmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Kjo mundësi të artë për të mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin nuk do t’i shpëtojë nga duart trajnerit Unai Emery.

A211be6457a5e5a3967ea8421eff3bca
A211be6457a5e5a3967ea8421eff3bca

“Fitorja do të na mundësonte jo vetëm trofeun, por edhe një arritje të rëndësishme siç është mundësia për të luajtur në Champions League. Jemi në finale, pasi zhvilluam një sezon shumë të mirë. Tani na mbetet vetëm ta mbyllim në të njëjtën mënyrë”, ishin fjalët e Emery, i cili do t’i besojë si gjithmonë dyshes Aubameyang-Lacazette repartin ofensiv.

Img
Img

Përveç mungesave të njohura të Mkhitarian dhe Ramsey, të gjitha lojtarët e tjerë të Arsenalit janë gati për finalen e Europa League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb