Para nisjes së Konferencës së Dytë ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama ka folur për mediat.
Ai u shpreh se vendi ynë nuk ka asnjë rrugë tjetër veç Bashkimit Europian dhe Europës.
Kreu i qeverisë shqiptare bëri me dije se sot do të çelen pesë kapitur dhe tre kritere, për të cilat Shqipëria duhet të punojë fort në mënyrë që t’i përmbushë e të përparojë në proces.
“Nisim me pjesën më të vështirë të punës. Hapen 5 kapituj më shumë plus 3 kritere që do të na bëjnë të ecim më parë e do përmbyllim brenda afatit atë që na kërkohet.
Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj BE që prej ditës së parë që i ikëm ferrit të diktaturë, vendi më i izoluar në Europë. Pavarësisht si është situata në BE ne nuk kemi hequr kurrë dorë sepse BE është për ne e vetmja vend ku duam të jemi dhe që duam tua lëmë brezave të ardhshëm”, tha ai.
Kryeministri Rama kujtoi edhe një herë se ishte pikërisht lufta e nisur nga Vladimir Putin në Ukrainë, ajo që i hapi sytë Europës, dhe bëri edhe personat më skeptikë për zgjerimin, të kuptojnë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.
Ky moment është i veçantë edhe falë Putinit që për shkak të luftës zgjoi nga gjumi edhe më skeptikun dhe i bënë të kuptojmë që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për BE as sa BE është për ne.
Do të bëjmë më të mirën e do vrapojmë për tu siguruar që kjo dritare mundësie do të mbyllet pa ne brenda BE”, u shpreh Rama.
(BalkanWeb)