Drejtuesi politik i PD i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në një intervistë në emisionin Open në News 24 tha se sot ishte hapi i parë i mosbindjes civile.

Këlliçi u shpreh se protesta e PD do të përshkallëzohet. Ai tha se PD është e vendosur për të shkuar në luftë totale. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në narko-shtet.

Belind Këlliçi:  Kjo polici është e mbushur me kriminelë. Kjo polici na jep informacione. Janë sulmuar me gaz lotsjellës disa protestues. Ka pasur një sulm nga policia. Janë shoqëruar disa protestues, ndaj jam në seli, që të konfirmoj qytetarët e shoqëruar, që dhe ne të kemi një reagim zyrtar. Sot ishte hapi i parë i mosbindjes civile. Aktet e sotme janë asgjë, në raport me atë që e pret maxhorancën.

Kjo është goditje me pambuk në raport me atë që e pret maxhorancën, nëse nuk reflekton. Kjo protestë do përshkallëzohet në ditët në vijim, nëse qeveria nuk reflekton. Në ditët në vijim do të informojmë për protestë të ardhshme. Protesta do zhvillohet edhe para Parlamentit Europian, edhe para Komisionit Europian. Shqipëria është një narko-shtet. PD është e vendosur të shkojë në luftë totale. Nuk na është lënë zgjidhje tjetër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: