Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Fushë-Mamurras, ku një trajler është përplasur me një tren. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.
Shkak është bërë mungesa e postbllokut ose e rojeve hekurudhore, por edhe nga pakujdesia.
Çudia vjen pasi prej më shumë se dy vitesh të mungesës të lëvizjes së trenave në hekurudhën Vorë-Shkodër dhe anasjelltas, sot ishte vënë në funksion dhe kjo linjë.
(BalkanWeb)