Platforma “Yotube” tashmë numëron një numër të madh videosh në brendësi, por shumë pak njerëz kanë informacion mbi faktin se kur është publikuar videoja e parë në të.

“Me at the zoo” (Unë, në kopshtin zoologjik) u publikua më 23 prill të vitit 2005 dhe konsiderohet si videoja e parë që u publikua në Youtube.

Videoja 18-sekondëshe ka 67.9 milionë klikime, 1.9 milionë pëlqime dhe mbi 2 milionë komente. “Videoja e parë në Youtube. Ndoshta është koha për t’u kthyer në kopshtin zoologjik? Muzika që dëgjohet në prapavijë titullohet Darude – Sandstorm”, thuhet në përshkrimin e saj. Videoja u publikua nga Jawed Karim, njëri nga themeluesit e kësaj platforme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: