Është mbyllur pas 3 orësh edhe sot protesta e opozitës së bashkuar. Në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka mbylli në këtë mënyrë protestën e opozitës me një fjalim përmbyllës.

“Rama ik! Vëllezër dhe motra dua t’ju përshëndes edhe njëhrë për forcën tuaj, rezistencën tuaj. Tju përshëndes edhe në emër të kryetarit të PD, zotit Lulzim Basha. Sot protestën tonë e drejtuan jo më kot studentët. Ata ishin në ballë, ata ishin zemra e protestës. Shqipëria që ne duam jo ajo që do Edi Rama, është Shqipëria e studentëve, është Shqipëria që duam për të rinjtë tanë”, tha Paloka.

Më herët protestuesit u zhvendosen te Piramida, ku edhe i vendosën flakën një instalacioni të quajtur nga ata “Qeveri e krimit”. Instalacioni në formë piramide mbante në majë të saj emrin e kryeministrit Edi Rama, i cili u transportua nga Kuvendi drejt Piramidës, ku edhe e dogjën.

Protesta në Kuvend u shoqërua me tensione të shumta mes opozitës dhe protestuesve.  Të rinjtë e FRPD-së  mbanin në duar parulla kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ata iu drejtuan godinës së kryeministrisë. Protestuesit disa herë tentuan të thyenin kordonin e policisë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi nga terreni se protestuesit tentuan hedhjen e flakadanëve në drejtim të policisë, ku edhe nuk  kursyen sendet e forta, shishet e ujit apo edhe gurët.

Tensione tek Ministria e Brendshme mes protestuesve të Unazës së Re dhe Policisë. Me protestuesit ka qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Maxhoranca vendosi të mbledhë sot parlamentin në seancë plenare e njëkohësisht opozita ka vendosur të protestojë. Ashtu siç në fakt ka ndodhur edhe disa herë të tjera që prej muajit shkurt.

Seanca parlamentare nisi në orën 10:00, ndërsa protesta e thirrur nga opozita në orën 9:30. Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit.

Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 8 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 28 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.

Ndërkohë gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se kreu i PD-së Lulzim Basha nuk do të jetë në protestën e sotme pasi ndodhet në Gjermani për disa takime.

Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: E drejtuan studentët

12:56-Ka rinisur marshimi i opozitës së bashkuar, këtë herë protestuesit i janë drejtuar selisë së Partisë Demokratike, ku pritet  të mbyllin dhe protestën. Në mbyllje të protestës nënkryetari i PD-së, Edi Paloka mbajti një fjalim përmbyllës.

“Rama ik! Vëllezër dhe motra dua t’ju përshëndes edhe njëhrë për forcën tuaj, rezistencën tuaj. Tju përshëndes edhe në emër të kryetarit të PD, zotit Lulzim Basha. Sot protestën tonë e drejtuan jo më kot studentët. Ata ishin në ballë, ata ishin zemra e protestës. Shqipëria që ne duam jo ajo që do Edi Rama, është Shqipëria e studentëve, është Shqipëria që duam për të rinjtë tanë”, tha Paloka.

 Protestuesit rinisin marshimin, i drejtohen selisë së PD

12-53-Ka rinisur marshimi i opozitës së bashkuar, këtë herë protestuesit i janë drejtuar selisë së Partisë Demokratike, ku pritet  të mbyllin dhe protestën.

Protestuesit djegin piramidën e krimit, në majë të saj Rama

12-30-Protestuesit kanë vendosur një instalacion para Piramidës dhe më pas i kanë vënë flakën. Bëhet fjalë për një objekt në formën e piramidës që simbolizon për ta piramidën e krimit. Në majë të saj ata kanë vendosur emrin e kryeministrit Edi Rama dhe më pas e kanë djegur.

“Rama ik”, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

12:12-Pas përplasjeve në Kuvend protestuesit e kryesuar nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i janë larguar Kuvendit, duke marshuar në këtë mënyrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Incidente në protestë, gurë dhe shishe uji në drejtim të policisë

11-45-Përveç hedhjes së mjeteve piroteknike të tjera incidente regjistrohen para seancës së Kuvendit.  Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë vetëm përmes forcës së tyre fizike. Ata tentojnë të hedhin edhe gurë dhe shishe uji në drejtim të policisë.

Protestuesit thyejnë kordonin, flakadanë në drejtim të policisë

11-13-Vijon të shoqërohet me përplasje protesta e opozitës sot para Kuvendit. Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga terreni se protestuesit tentojnë të hedhin flakadanë në drejtim të policisë.

Të rinjtë e PD e LRI me pranga në duar, sheshi mbushet me “IK”

10-50-Të rinjtë demokratë e të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë lidhur me pranga para Parlamentit ndërkohë që mbajnë të veshura bluza me thirrjet: Liri, Demokraci, Shpresë.

Ajo që e bën të ndryshme protestën e sotme janë edhe pankartat të gjitha me të njëjtin shënim “IK” që mbajnë në duar të gjithë protestuesit në rrugën para parlamentit të kthyer në shesh.

Përplasje mes protestuesve, dyshime për policë të infiltruar

10-40-Po zhvillohet protesta e 8-të e organizuar sot nga opozita paralel me seancën plenare të Kuvendit.  Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se nuk ka patur tentativa nga protestuesit për të thyer kordonin e policisë, por vetëm incidente mes demostruesve.

Sipas gazetares Bezat, mes protestuesve ka patur një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare, ku edhe është dyshuar për infiltrim të policisë.

Tensione tek Ministria e Brendshme
Ora 9:45- Ka nisur me përplasje mes protestuesve e policëve të vendosur pranë Ministrisë së Brendshme, protesta e sotme opozitës. Banorë të Unazës së Re kanë tentuar të kalojnë tek Pedonalja për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë por nuk janë lejuar nga policia.

Me ta ishte ish-deputeti i PD Klevis Balliu dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Më pas banorët iu kanë kërkuar policëve t’i bashkohen protestës dhe kanë bërë thirrje “Rama ik”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

1300 forca policie në terren
Ora 9:30- Ditën e sotme në protestën e 8-të të organizuar nga opozita, të paktën 1000-1300 forca policore priten të jenë të angazhuara për mbarëvatjen e saj. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb”, se ndryshe nga protestat e mëparshme policia ka vendosur gardh metalik për të minimizuar kordonin e efektivëve.

Protesta në dorë të FRPD

Ora 9:00-Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk do të jetë sot në protestë, por ata që do e drejtojnë do jenë të rinjtë demokratë. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha e gjithë protesta do të jetë në dorë të FRPD-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb