Sot do të mbahet në Himarë nata e pestë dhe e fundit e “Himara Internacional Music Festival”, ku përpara publikut do të ketë performanca nga artistë shqiptarë dhe të huaj.
Në këtë natë do të realizohet vepra e Odiseut me anë të saksofonit nga artistë të huaj.
Pianisti Endri Nini: Sonte do kemi veprën e Odesiut, realizuar nga artistë të huaj. Kemi bashkëpunuar edhe me grupe të tjera europiane, për të sjellë më të mirën përpara publikut në Himarë.
Pianistja Rea Veizi: Kemi sjellë në këta ditë një sërë performancash nga artistë shqiptarë dhe të huaj. Performancat kanë qenë plot ngjyra e mbresëlënëse.
(Balkanweb)