Të tjera detaje mësohen në lidhje me protestën e opozitës që do të mbahet sot në orën 18:00.

Gazetari Osman Stafa, në një lidhje live në News24 tha se pritet që protestuesit të shkojnë në institucionet kryesore të vendit, si në Kryeministri, ministri dhe në Bashkinë e Tiranës. Por, se nuk ka një version zyrtar të dhënë nga Partia Demokratike për atë që do ndodhë. Gazetari shtoi se duket se edhe disa eksponentë të PD-së nuk e kanë të qartë se çfarë të ndodhë në tubim.

Osman Stafa: Ende nuk është e qartë se çfarë skenari do të ndjekë opozita.

Është e para protestë, që gazetarët nuk e dinë se çfarë do ndodhë në protestë. Edhe disa eksponentë të PD nuk e kanë të qartë se çfarë do të ndodhë në tubim. Do të ketë një marshim e më pas nuk dimë se çfarë do të ndodhë. Pritet të protestohet në institucionet kryesore të vendit. Kërkesa kryesore do të jetë qeveria teknike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb