Kryeministri, Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale një album nga takimi i zhvilluar dje me shqiptarë që jetojnë në Milano.

Kryesocialisti ka falënderuar të pranishmit në takim për mikpritjen, ndërsa është ndalur edhe në faktin që sot mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare me BE, për hapjen e negociatave për grup-kapitullin e dytë!

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e madhe, e falenderimin e përulur, për mikpritjen e djeshme të shqiptarëve të Italisë në Milano, si edhe me lajmin e bukur të hapjes sot të një tjetër grupi kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb