Mbërrijnë sinjalet e para për dështimin e negociatave që pritet të zhvillohen sot pasdite mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës politike me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Deputeti i PD, Luçiano Boçi deklaron se përfshirja e eurodeputetit Knut Flekenstein si shoqërues i negociatorit David McAllister nuk lë një shije të mirë.

I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Luçiano Boçi gjatë debatit me deputetin e PS-së Ervin Bushati, deklaroi se kjo situatë nuk duket fare normale. “Fakti që Flekenstein është shprehur negativisht ndaj kërkesave të opozitës kjo do të thotë që do ndryshojë linja e bisedimeve. Por PD nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike dhe rrjedhimisht negociatat do dështojnë”, tha Boçi.
18136046_1972226973023430_950697120_n
Sipas tij, janë disa pyetje që bëhen në këtë situatë nëse Flekenstein do jetë pjesë e negociatave: Kush e kërkoi ta jetë pjesë e negocimeve? Cilët ishin ata që vendosën ta përfshijnë atë në negociata? Përse duhet që Flekenstein të jetë doemos bashkë me Mc Allister? Edhe pse deputeti demokrat sqaroi se ky është një mendim i tij personal, duket se mbajtja e pozicionit të kërkesës për qeveri teknike i bën negociatat të dështuara. Nënkryetari I Partive Popullore Evropiane David McAllister pritet të mbërrijë sot në Tiranë orën 16.00 si negociator mes Ramës dhe Bashës por ndryshe nga çfarë ishte thënë deri një ditë më parë, atë pritet ta shoqërojë eurodeputeti Knut Flekenstein.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: