Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se banorët e katër rajoneve të Ukrainës të aneksuara nga Moska një vit më parë ‘kanë bërë zgjedhjen e tyre që të jenë me Rusinë. Gjithçka është në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare’.

Deklarata e Putin it vjen për shkak se sot shënohet një vjetori i aneksimit ilegalisht nga Moska të territoreve ukrainase. Ai pohoi gjithashtu se banorët e rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson kishin shprehur sërish dëshirën e tyre për të qenë pjesë e Rusisë në zgjedhjet lokale në fillim të këtij muaji, në të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha se partia në pushtet e vendit fitoi më shumë vota.

Votimet u mbajtën ndërsa autoritetet ruse përpiqen të forcojnë kontrollin e tyre në territoret e aneksuara ilegalisht nga Moska një vit më parë dhe ende nuk i kontrollon plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb