TIRANE- Me ekzekutimin e Himnit Kombëtar kulmoi fiks në orën 12:00 protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, fill pasi lideri i PD-së Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja Aurela dhe vajzat Dafina e Viktoria iu bashkuan turmës së protestuesve në bulevard para hotel “Dajtit”.

Ai zgjodhi të marrë familjen në protestë për të përçuar mesazhin se bëhet fjalë për një protestë paqësore.

Në podiumin e vendosur para asaj që është pagëzuar nga protestuesit si “çadra e lirisë”, do ngjiten 10 qytetarë, pedagogë e studentë, që s’kanë lidhje me politikën, por që përçojnë problemet e tyre, ndërsa mesazhet e fundit politike, bashkë me mënyrën se si do vazhdojë protesta, do të jepet nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Protesta e sotme vjen pas dështimit të asaj të Kavajës dhe në një kohë që mazhoranca ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit, pa pranuar qeverinë teknike që propozon lideri i opozitës Lulzim Basha. Protestuesit nisën grumbullohen rreth orës 11:30 në tre pika kryesore, për të vërshuar më pas drejt sheshit.

Pd nis protesta 3

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen, duke angazhuar plot 1500 forca policore, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së sotme, efektivë nga komisariatet e Tiranës, njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Pd nis protesta

Sakaq, institucionet kryesore po ruhen me kordon policor si dhe do të ketë agjentë civilë të infiltruar brenda protestës, të cilët do të fotografojnë protestuesit që mund të kryejnë akte vandalizmi. Po ashtu në tarracat e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit do të ketë efektivë policie të cilët do të monitorojnë nga sipër çdo veprim.

Policia do të bllokojë trafikun dhe do të ndalojë parkimin e mjeteve në rrugët ndërlidhëse me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
18452499_291827827909727_1459608815_o
JA RRUGËT QË DO TË BLLOKOHEN
Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:
– nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.
– nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb