TIRANE- Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” dy puntat e para ka mbërthyer para ekranit të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë. Mbrëmjen e sotme emisioni do të sjellë për shikuesit histori dramatike jo vetëm nga disa qytete të vendit por edhe jashtë kufijve. Historitë e dhimbshme që do ndjek sot publiku nga ekrani janë thirrje për ndihmë.

Është historia e një gruaje të sëmurë që kurohet në Tiranë dhe historia e një 27-vjeçareje e cila jeton krejt e vetme larg, në trojet shqiptare të Maqedonisë. Të premten e kaluar publiku u përlot nga historia e babait më të famshëm në Shqipëri, Hasanit dhe 2 vajzave të tij. Sidorela do të përjetojë një tjetër emocion pas surprizës së radhës. Rrezet e diellit ajo i ka shijuar pas kaq shumë vitesh jashtë 4 mureve të dhomës.

Emisioni rezervon edhe surpriza për më të pamundurit. Do të trajtohet pikërisht drama e njerëzve të pastrehë. Kemi shkuar dhe i kemi gjetur. Si jetojnë ata? Çfarë i ka detyruar të jetojnë në qiell të hapur? Flasin për dramat e thella që përjetojnë çdo ditë. Elvis Nacin dhe Sidrit Bejlerin kanë zbritur në terren për të përmbushur një mision. Cili do të jetë ai? Qëndroni sot në orën 20.00 në News 24
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb