Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Forumin e Bledit, duke dhënë një mesazh për rininë, tha se rinia sot gabon, kur nuk i beson shumë politikës. Rama u shpreh se nëse politika do jetë në pozitën e duhur, do të fitojë edhe në Ukrainë.

Edi Rama: Kur kam qenë i ri, urreja që më të vjetrit të më thoshin që ky është mesazhi im. Nuk do isha këtu, nëse do të dëgjoja ato që më kanë thënë. Ndërsa, sot është ndryshe. Sot të rinjtë kanë shumë më pak besim tek politika dhe bëjnë gabim të madh. Është ide krejt e gabuar diskritimi i politikës, të thuash që politika është e zezë, është e keqe. Kur mendojnë se politika është e pisët, ti humbet qëllimin.

Nuk i shpëton dot politikës, të ndjek gjithmonë nga pas. Shikoni çfarë bën politika kur nuk është në pozitën e duhur, çfarë bën në Ukrainë. Ne duhet të fitojmë, Ukraina duhet të fitojë. Politika jep plumbat raketat dhe thonë duhet ta hidhni kaq metra larg. Është njësoj sikur je përballë një ekipi të fortë në futboll dhe të japin ca atlete e ca atlete nuk t’i japin. Kur jepet mbështetja, duhet e plotë. Duhet mbështetje e plotë për Ukrainën që lufta të fitohet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: