TIRANE- Kuvendi ka mbajtur sot seancën e fundit për këtë sesion, ndërsa opozita nuk mori pjesë.

Deputetët e mazhorancës kanë votuar pr.ligjet e parashikuara në rendin e ditës me përjashtim të projektligjit mjaft të diskutuar për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve i njohur ndryshe si ligji i magjistratëve.

Ky projekt ligj kërkon  84 vota, ndërsa është shtyrë për në shtator.

Më herët në një dalje publike pas mbledhjes së grupit të PD, Lulzim Basha tha se shkolla e magjistraturës është një shkollë partie dhe Rama kërkon të kapë drejtësinë për një periudhë afatgjatë.

Basha renditi edhe 7 pikat që duhet të zbatojë PS për zgjidhjen e ngërçit në reformën në drejtësi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb