Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë medalje të arta për diplomatët e huaj në vendin tonë, të cilët me anë të skuadra\ve të shpëtimit të vendeve të tyre ndihmuan Shqipërinë në rastin e tërmetit.

Rama u shpreh se pavarësisht se është i gjatë në trup, këto ditë i është dukur vetja më i shkurtër sesa Erion Braçe, pasi e ndjen veten tepër të vogël përballë të gjithë atyre që dhanë sa mundën në operacionet e shpëtimit në tërmetin e 26 tetorit.

“Deri tani jemi të vetëdijshëm se fatura është e lartë dhe këtë faturë mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. Komisioni Europian ka vënë një shumë në dispozicion dhe u jam mirënjohës shumë udhëheqës të vendeve europiane që kanë organizuar konferencë të madhe donatorësh për të mbështetur shqiptarët. Falënderoj edhe presidentin turk për ndihmën e tij të pakursyer për Shqipërinë, siç iu jam mirënjohës të gjithëve që janë të pranishëm këtu dhe të gjithëve që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar. Ne jemi në domosdoshmëri për të pasur mbështetje. Asnjë vend me këtë sipërfaqe e popullatë nuk mund ta përballojë vetë situatën. Linkoln ka mbajtur një fjalim të madh për Rindërtimin e Amerikës, ai nisi fjalën e tij për të rindërtuar.

Ai tha se është i bindur se plaga e thellë e konfliktit rraspakitës do të krijonte Amerikën që njohim sot. Markez në 100 vjet vetmi thotë me personazhin kryesor: “Më mjafton të di që nuk jam i vetëm”. Këtë fjali mund ta përsërisja pa pushim kur zbarkuan trupat e shpëtimit. Mendova në një moment se më e madhe sesa fatkeqësia është vetmia e madhe. Këtë mbrëmje dua t’ua dedikoj trupave të kërkim-shpëtimit. Kam kaq shumë centimetra jam falënderues Zotit ose natyrës. Ka dy javë që ndihem më i vogël se Erion Braçe. Sot ndihem edhe më i vogël përballë heronjve që janë mes nesh, njerëz të zakonshëm të vendeve prej nga vijnë, që siç erdhën –ikën, si engjëj mbrojtës që u shfaqën dhe u zhdukën. Ekziston një varg ku thotë se “kush shpëton një jetë, shpëton gjithë njerëzimin”, ndërsa trupat e ekipet e BE dhe të OKB shpëtuan më shumë se një jetë këtu”, tha Rama.

Edi Rama më tej citoi Biblën, duke thënë se për të prekurit nga tërmeti jo vetëm është ndërtuar, por duhet që përpos kësaj, edhe të mbrojmë ndërtesat tona me zgjuarsi.

“Ne duam që të akomodojmë në shtëpi më të mira se ata banesa që kishin personat që jetojnë në zona rurale. Bibla thotë me anë të mençurisë do të ndërtohet dhoma dhe me anë të zgjuarsisë, dhoma do të mbushet me gjëra të këndshme. I kam përdorur fjalët e shenjta këta ditë dhe disa kanë perceptuar te unë sikur jam hoxha a prift, por fjalët e shenjta janë pasuri e vyer, që në këto raste sidomos është një mbështetje e madhe kreditore për moralin e individit dhe të shoqërisë”, deklaroi Rama.

Më tej, Edi Rama theksoi se sikundër Hamleti që kishte makth në veprën e Shekspirit, ashtu edhe populli shqiptar ishte në makth pa tërmetit. Sipas kryeministrit, skuadrat e huaja të shpëtimit shpëtuan kombin shqiptar nga makthi.

“Hamleti kishte makthin e tmerrit brenda vetes. Edhe ne kishim makthin e tërmetit, ndërsa këtë makth ju e shndërruat në shpresë dhe besim. Do iu jepet medalje e artë për vlerësim profesional. Do doja të falënderonit të gjithë komandantët e këtyre skuadrave të shpëtimit, duke iu uruar një vit sa më të lumtur për familjen e tyre. Përpos flamujve të vendit të tyre, të mbajnë edhe flamurin kuq e zi, që ata e mbrojtën me kaq shumë heroizëm.”, deklaroi Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb