Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur te Krimet e Rënda, ku pritet të njihet me vendimin final të gjykatës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por duke qenë se është pranuar kërkesa e tij për gjykim të shkurtuar, përfiton ulje të dënimit me 1/3, duke e çuar në 8 vite burg pretencën e Akuzës.

Ish-ministri i Brendshëm akuzohet për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb