TIRANE

Sot pritet të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në garë janë 3 kandidatë, ndërsa një ditë më parë kreu aktual i KMSH,  Skënder Bruçaj është tërhequr nga gara për një mandat të dytë.

Gjithashtu mëngjesin e sotëm është tërhequr nga gara edhe Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha.

Aktualisht në garë për kreun e ri të KMSH janë myftiu i Tiranës Ylli Gurra, nënkryetar i KMSH Bujar Spahiu si dhe myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku.

Nga 95 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm me votë të fshehtë që do të zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar të pranishëm për votim janë 90 prej tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: