Gareth Southgate u largua nga pankina e Anglisë, pas disa vitesh qëndrimi në krye të stolit të “3 luanëve”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri Southgate u shpreh se për momentin nuk e ka ndërmend të rikthehet të drejtojë një skuadër.
“Ndonjëherë kur ke një pozicion me rëndësi, nuk e kupton peshën derisa largohesh. Është një nga ato punë ku të gjithë kanë një mendim. Unë po e shijoj jetën kështu që nuk ka nxitim! Për 11 vjet jam angazhuar plotësisht me përfaqësuesen angleze. E sigurt që nuk do të jem trajner në vitin e ardhshëm! Jam i bindur për këtë! Kur largohesh nga një detyrë me peshë, duhet t’i japësh kohë trupit dhe mendjes” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)