SpaceX lëshoi raketën e saj të madhe “Starship” të dielën në fluturimin e saj më të guximshëm provë deri më tani.
Duke u ngritur në një lartësi pothuajse 121 metra, “Starship” bosh shpërtheu në lindjen e diellit nga maja jugore e Teksasit pranë kufirit me Meksikën, raporton AP.
Raketa ka lëvizur mbi Gjirin e Meksikës njëjtë si katër raketat e ngjashme që u lëshuan përpara tij, të cilat përfunduan duke u shkatërruar, ose menjëherë pas ngritjes u zhytën në det.
I fundit në qershor ishte më i suksesshmi deri më tani, duke përfunduar fluturimin e tij pa shpërthyer.
SpaceX synon të përdorë Starship për të dërguar njerëz dhe furnizime në Hënë dhe përfundimisht në Mars.