Ai që ka blerë biletën e parë turistike për në Hënë është miliarderi japonez Yusaku Maezewa dhe mund të udhëtojë në 2023, duke marrë me vete edhe një grup prej tetë artistësh.

Vetë Elon Musk, themelues i SpaceX, mund t’i bashkohet këtij udhëtimi. Lajmi bëhet i ditur në website zyrtar të SpaceX, duke dhënë edhe disa detaje për fluturimin.

Maezawa, 42 vjeç, do të jetë udhëtari i parë në një super raketë Big Falcon Rocket (Bfr) që ndërmarrja kaliforniane do të ndërtojë në një stabiliment në Los Angeles dhe burri i parë që do të mbërrijë në Hënë pas 1972, vit në të cilin ishte misioni i fundit amerikan i programit Apollo.

Për këtë privilegj ai ka paguar një shumë të madhe parash, por që nuk është bërë publike, ‘ndërsa udhëtimi për artistët do të jetë falas’ ka thënë vetë Musk.

‘Që kur isha i vogël e kisha ëndrrën time të shkoj në Henë’, ka thënë Maezawa në një konferencë për shtyp, në qendrën e SpaceX në Hawthprne, Californi.
Maezawa është administruesi i deleguar i grupit më të madh online të modës në Japoni dhe gjithashtu njeriu i tetëmbëdhjetë më i pasur i vendit, me një pasuri 3 miliard dollar.

Hobby i tij është të koleksionojë vepra të çmuara të artit modern. Nuk përjashtohet mundësia që edhe Musk të jetë pjesë e udhëtimit: ’Maezawa më ka kërkuar të jem edhe unë në këtë udhëtim, nuk jam akoma i sigurt, por ndoshta do të jemi të dy’, ka njoftuar.

Udhëtimi do të jetë në bordin e Big Falcon Rocket që kushton 5 miliard dollar dhe mund të jetë gati për fluturim pas pesë vjetësh, ka thënë Musk. Në mjetin me gjatësi 118 metra mund të udhëtojnë deri në 100 pasagjerë.

Në planet e Musk është edhe projekti për një udhëtim në Mars.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb