Nga: ZONJA KATERINA

500 gr makarona spageti, 800 gr karkaleca / kallamarë, 500 gr midhje, ½ gotë verë, 300 gr domate, 1-2 thelpinj hudhër , 1 tufë majdanoz, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper i zi

Në një tenxhere hedhim ujë dhe sapo të marrë valë shtojmë kripën dhe makaronat të cilat i lemë të bëhen aldente. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim 1-2 thelpinj hudhër dhe pak majdanoz që të aromatizohet vaji sa më mirë. Shtojmë më pas frutat e detit, i lemë në zjarr të lartë për 2 minuta, më pas i shuajmë me verën e bardhë. Vendosim kapakun dhe i lemë të gatuhen si në avull.

Pas 2-3 minutave shtojmë domaten e freskët, kripë dhe piper. I trazojmë për 1-2 minuta dhe në fund shtojmë një garuzhde nga uji i makaronave. E mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë salcën me furta deti të lidhet për 5 minuta. Në një tigan tjetër hedhim lëngun e salcës dhe shtojmë makaronat e kulluara. I trazojmë mirë dhe i lemë për 5 minuta të lidhen më pas i servirim në një pjatancë duke shtuar dhe frutat e detit.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb