Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako spageti, 150 gr kërpudha të thata, 1 kuti konservë kërpudha, 1 spec të kuq gogozhare, 1 gotë verë, 1 qepë të thatë, 2-3 lgj vaj ulliri, 250 gr pana guzhine, Kripë, piper i zi, piper rozë.

Përgatitja

Ziejmë makaronat në ujë të vluar me kripë. Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë imët. Më pas shtojmë tek qepa kërpudhat dhe specin e grirë imët. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas e shuajmë me pak verë. Pasi të avullojë alkooli shtojmë panën dhe e lemë derisa të lidhet salca.

Në një pjatancë të thellë hedhim pak vaj, shtojmë makaronat i përziejmë dhe në fund shtojmë salcën e përgatitur me pana dhe kërpudha.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb