Nga: ZONJA KATERINA


400 gr spageti integrale, 150 gr peshk të tymosur konservë, 1 karrotë, 1 lç rigon, 1-2 lugë uthull balsamike, Kripë, piper, majdanoz


Ziejmë makaronat në ujë të vluar me kripë për 8-10 minuta. I kullojmë më pas makaronat dhe i vendosim në një enë ku shtojmë lëngjet e konservës, karrotën e grirë në rende, rigonin, kripën, piperin dhe uthullën balsamike. I trazojmë mirë dhe më pas i servirim makaronat spageti me peshk të tymosur dhe majdanoz të freskët.


(Vila24/BalkanWeb)